image Vetaksident në Istog, tre të lënduar

Siguri

Vetaksident në Istog, tre të lënduar

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Diku rreth orës 10:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Istog. Me të arritur në vend të ngjarjes është kuptuar se është vetaksident. Tre persona kanë pësuar lëndime, më pastaj janë liruar. Hetimet e vendit të ngjarjes i ka kryer njësiti i trafikut rajonal”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/