image Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova", lëndohen pesë persona (VIDEO)

Siguri

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen pesë persona (VIDEO)

news image

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në fshatin Llapushnik, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot më datë 18.01.2022 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llapushnik, ka ndodhur një rast vetaksident ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e këtij vetaksidenti trajtim mjekësor kanë pranuar pesë persona. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin”, tha ai.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit video nga ky aksident, ku shihet një veturë e cila ka përfunduar në një kanal jashtë rrugës./GazetaSinjali/