image "Veshur me flamurin trengjyrësh, ti shpëtoma jetën", poezia që jetësoi rrëfimin e ushtarit italian në Kosovë

Libra

“Veshur me flamurin trengjyrësh, ti shpëtoma jetën”, poezia që jetësoi rrëfimin e ushtarit italian në Kosovë

news image

Takimet me njerëz të ndryshëm të përballin me rrëfime e histori të ndryshme, të cilat qëndrojnë gjatë në mendjen tonë, e ndonjëherë ato edhe marrin edhe ‘vulën e përjetësisë’. E një vulë të tillë ‘përjetësie’ i’a dha shkrimtarja Italiane, Maria Rosaria de Fazio, rrëfimit të një ushtari italian i cili ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 2007, shkruan Gazeta Sinjali.

Më poshtë gjeni poezinë:

Kosovë 2007/2008

Me lot te hidhur dhe gjak,
qajnë vëllezërit e mi…
Shpëtoje nënën time, shpëtoje ti babain tim…
Familjen time ndihmo!
Ti ke një zemër të madhe,
vesh flamurin Trengjyrësh…
Unë jam vetëm një fëmijë,
me quajnë Fatlume,
e rritur para kohe…
Rrugët janë të prishura,
shpresat e zhdukura,
dhe muret tashmë të shkatërruara…
Një kohë në atë rrugë,
ishte shtëpia ime…
Nuk ka mbetur asgjë,
as buka, as njerëzit
vetëm një botë indiferente
Ti vesh flamurin Trengjyrësh…
Shpëtoma jetën,
Shpirtin tim të lënduar!
Ai fëmija mbi asfalt,
duket sikur po fle…
I shtrirë përmbys në atë tokë,
Më duket se po shikon Qiellin…
Sa shumë re, o Zoti im,
Te lutem, të qarën e saj zgjoje…
Por unë nuk do të qaj,
Unë quhem Fatlume,
jam e rritur dhe nuk kam më frikë,
nëse vdesin ngjyrat,
pastaj aty lindin lulet…
Ti më ke mësuar
Që asgjë nuk shkon dëm,
jeta e mirë dhe e ndershme
nuk sakrifikohet,
por është gjithçka që mbetet…
“Fatlume, unë do të shpëtoj!
Engjëll me uniformë, unë do të kthehem…
Veshur me flamurin Trengjyrësh,
Të premtoj, që kurrë nuk do të harroj…”

Napoli, 18 Prill 2021/Gazeta Sinjali/