Meqenëse stina e verës gati sa nuk ka ikur, tashmë zë vend një shqetësim i madh për shumë vajza. E ky shqetësim është ajo se çfarë të vishni në ditët tranzitore në mes verës dhe vjeshtës, kur në mëngjes është ngrohtë e pasdite është freskët.
Për këtë kanë menduar disa disenjatorë, të cilët kanë rekomanduar një veshje që duhet ta vishni në këto ditë, transmeton Gazeta Sinjali.
Fustani treçerekësh është ai që duhet patjetër ta keni në dollapët e juaj këto ditë.
Fustani treçerekësh është absolutisht zgjidhja e sezonit, ju mbetet vetëm të mendoni rreth këpucëve dhe aksesorëve që do të kompletonin më mirë dukjen tuaj./Sinjali/