Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është zotuar se do t’i pastroj listat e veteranëve nga emrat e rremë.
Përmes një postimi në Facebook, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të lejoj askënd të abuzoj me luftën e Ushtrisë Çlirimare të Kosovës.
Postimi i plotë i Veselit:
Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së.
Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka
njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë.