image Veseli zhvillon biseda telefonike me liderë shqiptarë nga vendet fqinje

Kosovë

Covid-19/ Veseli zhvillon biseda telefonike me liderë shqiptarë nga vendet fqinje

news image

Kryetari i PDK-së ka zhvilluar disa biseda telefonike me liderë shqiptarë që janë bartës institucionesh në Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.

Këto biseda i ka zhvilluat për t’u interesuar lidhur me gjendjen e bashkëkombasve tanë në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

“Bisedova me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën i cili më tregoi për masat e rrepta që janë marrë dhe efektin e tyre. Në bisedën që bëra me zv.kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, u njoftova edhe për gjendjen e shqiptarëve atje dhe pakon gjithpërfshirëse ekonomike që ata kanë miratuar për të shpëtuar ekonominë nga pasojat e kësaj situate emergjente”, ka shkruar Veseli në një postim në Facebook.

Po ashtu, Veseli ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me Genci Nimanbegun që është nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafën si dhe me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin.

Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit:

Sot zhvillova disa biseda telefonike me kolegë liderë shqiptarë që janë bartës institucionesh në Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, për t’u interesuar lidhur me gjendjen e bashkëkombasve tanë në kushtet e pandemisë së koronavirusit. Bisedova me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën i cili më tregoi për masat e rrepta që janë marrë dhe efektin e tyre.

Në bisedën që bëra me zv.Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, u njoftova edhe për gjendjen e shqiptarëve atje dhe pakon gjithpërfshirëse ekonomike që ata kanë miratuar për të shpëtuar ekonominë nga pasojat e kësaj situate emergjente. Bisedova edhe me Genci Nimanbegun që është nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi prej të cilit mësova se gjendja në këtë shtet është duke u menaxhuar relativisht mirë dhe se shqetësimi shqetësor i shqiptarëve të atjeshëm është rrezikimi i sezonit të ardhshëm turistik prej pandemisë.

Së fundmi fola edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafën si dhe me kryetar e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin. Gjendja në Luginën e Preshevës është veçanërisht e rëndë dhe bashkombasit tanë atje janë të lënë tërësisht anash prej autoriteteve qendrore të Beogradit. Ajo që e bën akoma më dramatike gjendjen e tyre është fakti që dhjetëra mijëra shqiptarë atje, shërbimet shëndetësore mund t’i marrin vetëm nga një spital, ai i Vranjës, i cili është tashmë i tejngarkuar. Lugina e Preshevës ka nevojë sot, më shumë se kurrë për solidaritetin tonë dhe për ndihmën e shteti të Kosovës./Gazeta Sinjali/