image Veseli zhvendos mbledhjen e kryesisë së partisë në Prizren

Politikë

Veseli zhvendos mbledhjen e kryesisë së partisë në Prizren

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur që ditën e mërkure, në nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore të PDK-së në kryeqytetin historik të Kosovës.

Lideri i PDK-së po ashtu ka ftuar konferencë për media duke mbajtur adresim nga Prizreni.

Sipas agjendës zyrtare për media, Veseli do të vizitojë edhe ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe do të vizitoj ndërtesën e muzeut të burgut të luftës së vitit 1945./Gazeta Sinjali/