image Veseli: Violeta Rexhepagiqi la gjurmë të rëndësishme

Veseli: Violeta Rexhepagiqi la gjurmë të rëndësishme

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veseli ka shkruar se e ka njohur personalisht gazetaren që ndërroi jetë sot, Violeta Rexhepagiqin. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të saj, duke thënë se ajo ka lënë gjurmë shumë të rëndësishme në kohë të vështira për Kosovën.

Veseli ka thënë se vdekja e parakohshme e artistes Violeta Rexhepagiqi e bën edhe më të dhimbshëm largimin e saj.

Ky është shkrimi i plotë i Veselit në faqen e tij zyrtare facebook:

Vdekja e parakohshme e artistes Violeta Rexhepagiqi e bën edhe më të dhembshëm largimin e saj. Violeta kishte filluar të merrej me muzikë qysh në fëmijëri. Origjinaliteti, kreativiteti dhe guximi, janë vetëm disa nga cilësimet e profilit të saj artistik shumë kompleks e avangardë.

Me artin e saj si kompozitore, këngëtare dhe shkruese e teksteve, ajo la gjurmë shumë të rëndësishme në kohëra shumë tà « vështira. Edhe si gazetare ajo e prezantoj të vërtetën e Kosovës në media të ndryshme të botës, kur tek ne e vërteta censurohej gjithandej. E kam njohur edhe personalisht si gazetare shumë profesioniste, të drejtë e të përkushtuar.

Ngushëllime familjes, fansave të saj dhe artdashësve. /Gazeta Sinjali/