image Veseli vazhdon vizitat në teren, ka kritika për mësimin online

Politikë

Veseli vazhdon vizitat në teren, ka kritika për mësimin online

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar shkollën e mesme të lartë “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë. Nga aty, Veseli tha se shteti duhet të investojë në rritjen e kapaciteteve të shkollave profesionale.

Veçanërisht, Veseli theksoi për rolin e shkollave profesionale ku të rinjtë mund të orientohen në tregun e punës.

“Çdo nxënës i kësaj shkolle është i integruar në punë. Asnjë i papunë. Ky duhet të jetë orientimin ynë në shkollat profesionale, ku integrohen të rinjtë dhe të rejat, ku profesioni është i kërkuar por nuk ka kuadër. Orientimi nga pjesa e ekonomisë së tregut dhe që të rinjtë të kenë besim se mund të integrohen”, tha Veseli.

Veseli ka folur edhe për mësimin online i cili po zhvillohet gjatë kohës se pandemisë për te cilin tha se Kosova nuk qëndron mirë.

Sipas tij, ky proces ka mundur të jetë më i intensifikuar dhe se për këtë çështje Kosova nuk ka marrë shembull të mirë as nga shtetet e rajonit.

“Mësimi online ka mundur të jetë më i intensifikuar që mos të kenë vetëm një orë përkatësisht një javë për një lëndë”, ka thënë Veseli. /Gazeta Sinjali/