image Veseli thotë se Kurti ka dështuar edhe njëherë në raport me Shqipërinë

Politikë

Veseli thotë se Kurti ka dështuar edhe njëherë në raport me Shqipërinë

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dështuar edhe njëherë me Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli tha se Kurti sa ishte në opozitë thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si kryeministër po i ndan shqiptarët.

“Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, ka shkruar Veseli./Gazeta Sinjali/