Për shënimin e dy rasteve me koronavirus në Kosovë, ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Kadri Veseli, i cili tha se duhet të shtohet kujdes më i madh.
Sipas tij, dy rastet e konfirmuar me koronavirus, nuk duhet të rrisin panikun, por të shtojnë kujdesin.
“Konfirmimi i dy rasteve me coronavirus në vendin tonë duhet të na shtojë kujdesin, por jo panikun. Kosova ka mjekë të mrekullueshëm dhe ne u besojmë atyre”, ka shkruar Veseli.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka lutur qytetarët që t’i respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetësor.
“Lus të gjithë qytetarët që të përcjellin dhe respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetësor se si ta mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin”, ka shkruar Veseli.
Para disa minutash janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë. Njëri 77-vjeçar nga Vitia dhe tjetra- 20-vjeçare, shtetase e Italisë./Gazeta Sinjali/