image Veseli: Të qenët refugjat është e rëndë, posaçërisht për pjesëtarët e kombit tonë

Sociale

Veseli: Të qenët refugjat është e rëndë, posaçërisht për pjesëtarët e kombit tonë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Veseli ka thënë se është e rëndë të jesh refugjatë, sidomos për pjesëtarët e kombit tonë, duke kujtuar ditët e përndekjeve dhe gjenocidin serb.

“Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, na kujton ditët më të rënda për popullin tonë në fund të shekullit të shkuar, kur kolona të pambarim, me dhimbjen në shpirt, janë larguar dhunshëm nga shtëpitë e veta. Të qenët refugjat është e rëndë, posaçërisht për pjesëtarët e kombit tonë që përjetuan përndjekjen dhe gjenocidin serb”, kas shkruar ai në Facebook.

Veseli tha se përndjekja ishte një fat tragjik për shumë kombe e popuj, të cilët thotë se u përballën me dhimje, padrejtësi në nivel global./Gazeta Sinjali/