Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas vendimit të Milenium Challenge Corporation (MCC) për të zhbllokuar fondet për Kosovën dhe për të vazhduar programit e saj në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Veseli ka thënë se ky vendim është lajm i mirë dhe i shumëpritur për Kosovën.
Sipas tij, ish Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti i ka cënuar raportet me Amerikën.
“Por falë sjelljes së rrezikshme të ish Qeverisë Kurti që cënoi këto raporte të shenjta me Amerikën, Kosova dhe populli i saj përjetoi një nga përvojat më të këqija në këto njëzet vitet e lirisë dhe pavarësisë tonë. Edhe kjo Qeveri e status quos, duhet të kujdeset dhe ta ketë prioritet kyç në politikën e jashtme, koordinimin me SHBA-të, sidomos për çështjet jetike të së ardhmes së vendit”, ka shkruar Veseli në profiling e tij në Facebook./Gazeta Sinjali/