Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar për Ditën e Punëtorvëve, 1 majin.
Më këtë rast ai ka thënë se është përgjegjësi e institucioneve që t’i shtojnë testimet për të dalë sa më shpejtë nga karantinimi, shkruan Gazeta Sinjali.
“Qytetarët e kanë bërë pjesën që iu takon, duke u përkujdesur për higjenën si dhe duke qëndruar në shtëpi për të shmangur kontaktet sociale. Tani është përgjegjësia e institucioneve shtetërore, që të shtojnë testimet për t’i dhënë më shpejt fund karantinimit e për ta rikthyer sa më parë normalitetin në vend. Gëzuar 1 majin, me besimin që së bashku do ia dalim ta tejkalojmë këtë sfidë dhe me urimin që gjithë punëtorët të kthehen sa më shpejt në punë”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Më tej, Veseli ka thënë se 1 maji e ka gjetur Kosovën të izoluar dhe në pamundësi për të festuar masivisht në ambiente publike, ashtu siç ka qenë traditë në Kosovë./GazetaSinjali/