image Veseli: Raporti i Freedom House demanton pretendimet populiste të aktorëve politikë

Kosovë

Aktualitet/ Veseli: Raporti i Freedom House demanton pretendimet populiste të aktorëve politikë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar raportin e organizatës Freedom House që sipas tij solli lajm të mirë për Kosovën dhe lehtësoi sadopak zymtësinë e kësaj periudhe të pandemisë.

Përkundër vendeve të rajonit, sipas tij Kosova ka shënuar përparim të ndjeshëm në këto pesë vitet e fundit.

“Raporti i sivjetshëm i organizatës me renome Freedom House të titulluar “Vendet në tranzicion”, solli një lajm të mirë për Kosovën, gjë që lehtëson sadopak zymtësinë e kësaj periudhe të pandemisë. Ndërkohë që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka pësuar një përkeqësim për sa i përket demokracisë, Kosova raportohet si i vetmi vend në rajonin e që për të pestin vit radhazi ka shënuar përparim të ndjeshëm. Kosova i ka sivjet 3.18 pikë, krahasuar me 3.11 pikë që ka pasur vitin e kaluar”, ka shkruar Veseli në Facebook.

I pari i opozitës thotë se raporte prestigjioze si ky, demantojnë pretendimet populiste të aktorëve politikë kosovarë.

“Përkundër atyre nihilistëve që e kanë ndërtuar suksesin e tyre elektoral tek akuzat e rreme apo tek nxirja e realitetit të vendit tonë, Kosova ecën përpara me hapa të qëndrueshëm në drejtimin e duhur. Raporte prestigjioze ndërkombëtare si ky, demantojnë me fakte pretendimet populiste elektorale të atyre aktorëve politikë kosovarë që nuk dijnë të ndërtojnë e ofrojnë vizion për të ardhmen, por garojnë vetëm duke denigruar rivalët e refuzuar arritjet e së shkuarës”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1581339968707870/?type=3&theater