image Veseli: Qeveria Hoti e lodhtë dhe e papërgjegjshme

Politikë

Veseli: Qeveria Hoti e lodhtë dhe e papërgjegjshme

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se partia që ai e udhëheq është e gatshme për propozime konkrete për Pakon e Rimëkëmbjes.

“Kjo qeverisje është e lodhtë dhe e papërgjegjshme. PDK është e gatshme dhe për propozime konkrete për pakon e rimëkëmbjes. Ju e keni parë që kryeministri dhe qeveria aktuale s’ka gatishmëri. Është duke i varfëruar qytetarët tonë. Kryeministri mendon se vetëm ai ka të drejtë, nuk ka nevojë për përkrahje dhe i ka bllokuar edhe bizneset”, ka thënë ai gjatë një konference për medie.

Tutje, Veseli në konferencën e thirrur për media deklaroi se ka propozuar që partitë politike mos të kenë vija të kuqe mes vete dhe se as ai vetë nuk ka vija të kuqe me askënd. /Gazeta Sinjali/