Kreu i PDK-së Kadri Veseli, nuk ka treguar për preferencat e tij në lexim e as për kohën që shpenzon duke lexuar, por ka thënë se kohëve të fundit ka blerë aq shumë libra sa që nuk ka vend të mjaftueshëm për t’i sistemuar.
“Prej vitit 2015-2016 i kam blerë krejt botimet periodike.. bile nganjëherë po më del problem me gruan se s’po kemi vend ku me i lanë, se banesa e vogël e nuk po kemi vend”, ka thënë Veseli
Veseli nuk ka përmendur tituj librash e as emra autorësh të preferuar! /Gazeta Sinjali/