Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar Amerikën për Ditën e Pavarësisë.
Sipas Veselit kjo është një ditë e rikujtimit të vlerave të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën.
“Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne”, ka shkruar Veseli. /Gazeta Sinjali/