Kreu i PDK-së, kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, ka hapur fushatën zgjedhore në Mitrovicë. Ai tha se ka zgjedhur qytetin e tij, vatrën e atdhedashurisë dhe djepin e Isa Boletinit, që e ka frymëzuar për të nisur rrugëtimin jetësor.
“Jam në Mitrovicë si bir i juaj për ta nisur me këmbë të mbarë këtë rrugëtim të ri të Kosovës dhe për ta filluar suksesshëm fitoren e madhe të PDK-së. Kam zgjedhur Mitrovicën për ta përcjellë qartë dhe fuqishëm mesazhin e Kosovës dhe PDK-së se Kosova është mirë vetëm kur Mitrovica është mirë, e Kosova dhe Mitrovica janë mirë kur ky vend i bekuar nga Zoti zhvillohet e ndërtohet më shumë e kur qytetarët tanë janë më të kënaqur me jetën e tyre dhe me shtetin e tyre”, ka thënë Veseli .
Para simpatizantëve në Mitrovicë, Veseli ka thënë se me 6 tetor do ta festojnë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës dhe, sipas tij, fitoren e Kosovës.
“Unë jam sot këtu në Mitrovicë për ta bërë hapin e parë drejt 6 tetorit, kësaj dite historike për Kosovën kur qytetarët do t’i thonë po vizionit tonë për ekonominë e dijes dhe inovacionit, do t’i thonë po luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe kur do t’i thuhet po partneritetit të përjetshëm me SHBA dhe BE
Me 6 tetor do të festojmë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, fitoren e Kosovës, sepse ju e dini, kur fiton PDK fitojnë të gjithë, fiton Kosova.
Veseli theksoi se nën udhëheqjen e partisë së tij, Mitrovica do të jetë një dhe e pandarë.
“Të gjithë ne duhet të bëhemi bashkë për ta bërë Kosovën shet të cilin e kemi ëndërruar, e kush mund ta bëjë këtë më mirë se sa trashëgimtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës. Për këtë ne e kemi guximin e duhur dhe vizionin e qëlluar, nuk e çliruam Kosovën me një luftë të guximshme. A nuk A nuk ishte populli ynë, ushtarët e UCK-së ata që paguna me gjakun e tyre që Kosova të jetë e çliruar dhe Mitrovica të jetë e bashkuar. Dhe të jeni të sigurte se sa të jenë gjallë bijtë e Shalës dhe nipat e Isa Boletinit dhe stërnipat e Azem Galicës Mitrovica do të jetë përjetë një. Sepse nuk ka çmim për liri nuk ka çmim për Mitrovicën.
Veseli deklaroi se e ka guximin, vendosmërinë dhe planin për t’ia kthyer shpresën rinisë dhe gjithë vendit. /Gazeta Sinjali/