Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se mungon dhe është e vonuar mbështetja e qeverisë në ikje për sipërmarrësit dhe punëtorët e sektorët privatë të cilët nuk mund të punojnë në këtë periudhe.
“Partia Demokratike e Kosovës beson se propozimi për t’iu dhënë këtyre punëtorëve rrogën minimale, është një lëmoshë fyese për ta. Këta punëtore meritojnë që të paguhen së paku me mesataren e rrogave që jepen në Kosovë sepse janë kontribuesit kryesorë të ekonomisë së vendit por edhe të buxhetit të shtetit”, shkruan Veseli në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
Postimi i tij i plotë: