Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku po bëhen pritjet me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Nga BIK-u Veseli uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festë.
“Uroj që kjo festë t’i gjejë familjet kosovare më mirë dhe më të bashkuara. Ta gjejë kombin tonë me afër njëri tjetrit e ta largojmë mendjen e keqe për njeri-tjetrin”.
“Në këtë festë sakrifice më së shumti t’i kujtojmë ata që kanë qenë të gatshëm të flijojnë jetën e tyre për liri”.
Veseli gjithashtu uroi që të gjithë haxhilerëve Zoti t’ua pranojë haxhin.