image Veseli-Kurtit: Nuk ia kam dëshiruar një fund të tillë, por e ka merituar

Kosovë

Deklarata/ Veseli-Kurtit: Nuk ia kam dëshiruar një fund të tillë, por e ka merituar

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kryeministri Albin Kurti ia ka vulosur vetës fundin politik për shkak të vendimeve të fundit.

“Ky vetëdorëzim i kryeministrit është i turpshëm sepse po ndodh në kohën kur do të duhej të punonte për unitet dhe bashkëpunim e jo për përçarje e ndasi. Andaj ai vetë po ia vulosë vetes fatin e tij politik. Ky është akti i vetëdorzimit të kryeministrit dhe qeverisë së tij pa dallime partiake përballë sfidave që ka vendi ynë. Ikja është puna që ky kryeministër di ta bëj më së miri në jetën e vetë”, ka thënë Veseli.

Tutje Veseli tha se nuk i kishte dëshiruar kryeministrit Kurti një fund të tillë, por që sipas tij ai e kishte merituar.

“Personalisht nuk ia kam dashur largimin në formë të tillë, nuk është fundi i duhur por ndoshta fundi i tij i merituar, ndoshta edhe fundi i tij i vetëdëshiruar dhe i vetëkërkuar nga ai. Nuk e di se çfarë qeverie do të mund të jetë me e dëmshme se kjo aktualja në vendin tonë”, ka deklaruar Veseli./Gazeta Sinjali/