image Kadri Veseli: Kurti po e shfrytëzon taksën që të manipulojë

Kosovë

Shkrim/ Kadri Veseli: Kurti po e shfrytëzon taksën që të manipulojë

news image

Për tarifën 100 për qind të Kosovës ndaj Serbisë, ka folur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se ky debat në publik i duhet pikërisht Albin Kurtit, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore. Por, sipas tij kjo nuk i duhet sot Kosovës.

Këtë Veseli e tha në një postim në rrjetin social Facebook, ku theksoi se Kurti po mundohet ta fshehë mungesën e programit qeverisës.

“Ky debat në publik i duhet pikërisht atij, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore. Por, kjo nuk i duhet sot Kosovës. Kjo qasje i duhet vetëm Kryeministrit për të evituar debatin publik për mungesën e programit qeverisës, për shkeljen e premtimeve të tij elektorale para qytetarëve, për mungesën e guximit vendimmarrës dhe për shumëçka tjetër”, ka shkruar ndër tjerash Veseli.

Veseli përmes këtij postimi ka kërkuar nga Kurti që të qartësohet e të mos manipulojë.

“Edhe loja me ankesa dhe kërkesa te ndërkombëtarët, për ta zbutur reagimin e opozitës, në çështjet si heqja e taksës dhe dialogut, është qëndrim i ulët i Kurtit. Kryeministri duhet të qartësohet, dhe të mos ikë e manipulojë”, ka shkruar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli./Gazeta Sinjali/