image Veseli kërkon nga autoritetet që të hapet Aeroporti i Prishtinës: Moslejimi i fluturimeve është absurd

Politikë

Veseli kërkon nga autoritetet që të hapet Aeroporti i Prishtinës: Moslejimi i fluturimeve është absurd

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës sa është absurd, është po aq edhe shqetësues për diasporën tonë, por edhe për të gjithë ne.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli tha se masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkatdhetarëve që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet e as nuk bën të cenohet nga asnjëri prej nesh.

“U bëj thirrje autoriteteve vendimmarrëse që menjëherë të reflektojnë, t’i krijojnë kushtet që diaspora jonë të gëzojnë të drejtën e ardhjes në Kosovë përmes linjave ajrore. Ata vijnë nga vende që e menaxhojnë mirë pandeminë. Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë”, thuhet në postimin e Veselit./Gazeta Sinjali/