Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Derisa seanca është duke u mbajtur dhe Veseli nuk është prezent, ai u lajmërua nga Twitteri, ku përmes një shkrimi ka thënë se Kurti sot në seancën parlamentare është fshehur pas deklaratave të paqarta duke mos ofruar zgjidhje të pranueshme për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.
“Kryeministri Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e Kosovës. Ai e bëri të qartë këtë përsëri sot. Duke u fshehur pas deklaratave të paqarta në Parlament, ai nuk arriti të ofrojë ndonjë zgjidhje të pranueshme për sfidat me të cilat përballemi. Në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne duhet të ecim krah për krah me SHBA-të”, ka shkruar Veseli./Gazeta Sinjali/
PM Kurti has no vision for Kosovo’s future. He made this clear again today. Hiding behind ambiguous statements in the Parliament, he failed to offer any acceptable solutions to the challanges that we face. On #Kosovo – #Serbia Dialogue, we have to walk side by side with the #USA.
— Kadri Veseli (@KadriVeseliKS) March 2, 2020