image Veseli i përgjigjet QUINT-it: Ne jemi përkrah aleatëve, BE ta ndalë Serbinë

Kosovë

Veseli i përgjigjet QUINT-it: Ne jemi përkrah aleatëve, BE ta ndalë Serbinë

news image

​Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i është përgjigjur letrës së lëshuar sot nga QUINT-i, duke rikonfirmuar qëndrimin e PDK-së, e cila do të jetë përkrah aleatëve perëndimorë të Kosovës.

Përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qytetarët e Kosovës do të zgjedhin ndërmjet atyre që janë përkrahë aleatëve perëndimorë që ndihmuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, apo për ata që i trajtojnë aleatët perëndimorë si armiq dhe përpiqen që Kosova të mbijetojë e vetme.

Veseli gjithashtu ka kërkuar nga BE-ja që ta ndalojë Serbinë.

Shkrimi i plotë i Kadri Veselit:

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1329875640520972?__xts__[0]=68.ARBIaEiPgHCh6CaKle8AA8lXovxkL831Zhx9CmTG4TJAqceARqkTAokMSZwU3ZvsZE0TuZzfolgEoJx0IVB1Et4ME6KUR2jQHGU_Vdp-NX_jcRtyHNCKRjoqD-cvOBuxdLYGxkgCr7GMqm7FTNwWG-f1haVUiWS0V_HqjHPDoQnpwbSlkqDR–yDkX7qvQO4QGDczGZdyfqwwe-s9icTutFPXIj8uj9San77sOmiUtmHwz_T1dBQ8qntRvlDCWizsAcDZOlYUHz2Nl02pAQHcxW1YT1KzYkT2RD7o-w_D2b8maiUHPGmGg3XzsgXVoLwAcj_FlNhUhOFLuaz6yCpjw&__tn__=-R

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar sot i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin bisedimet.

Këto shtete thonë se ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurtë dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët./Sinjali/