image Veseli: Hoti dhe Kurti i mashtruan qytetarët, kur janë në pushtet i nënshtrohen Serbisë

Politikë

Veseli: Hoti dhe Kurti i mashtruan qytetarët, kur janë në pushtet i nënshtrohen Serbisë

news image

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se në Kuvendin e Kosovës kryeministri, Avdullah Hoti dhe ish-kryeministri, Albin Kurti dhe partitë e tyre kanë mashtruar qytetarët me temën e dialogut Kosovë-Serbi.

Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka kujtuar para deputetëve qëndrimet e Avdullah Hotit e Albin Kurtit sa ishin në opozitë.

“Më 30 korrik 2018, si shef i grupit parlamentar, Hoti kërkonte që shteti i Serbisë duhet të ofrojë menjëherë të dhënat për të pagjeturit, të shprehë vullnet për kërkimfalje dhe për kompensim të dëmeve të luftës. Tani shtrohet pyetja: A e bëri Serbia ndonjë prej këtyre veprimeve, para se Kryeministri Hoti të takohet me udhëheqësit e Serbisë këtë javë në Uashington? Natyrisht që jo! Madje, kjo Qeveri shkoi edhe më tej. U zotua se nuk do të aplikojë në asnjë organizatë ndërkombëtare, duke e vendosur shtetin e Kosovës në pauzë”, tha Veseli.

Tutje, Veseli foli edhe për mashtrimet dhe ndryshimet qëndrimeve në dialog, teksa tha hiç më mirë nuk ishte as Albin Kurti.

“Kur flasim për mashtrimet dhe ndryshimin e qëndrimeve për dialogun, hiç më e mirë nuk ishte as Albin Kurti. Njëjtë premtonte në opozitë se nuk do të ulet në tavolinë, pa i kthyer të pagjeturit. Dhe, pa 100 parakushte tjera. Por, sapo erdhi në pushtet, i harroi ato. Vrapoi për t’u takuar me Bernabiçin, e i mbet merak që s’e takoi edhe Vuçiqin. Nxori rezolutë për veten, në gjysmë të natës, në kohën e pandemisë, për t’u takuar pa kushte me Vuçiqin. Për 100 ditët e qeverisjes së tij, nuk mbet mall e konvoj serb pa hyrë në Kosovë. Për tërë këto, LDK-në e kishte në krah, e mbështeti dhe e votoi. Këto kasta politike, me lojëra e mashtrime, kanë krijuar neveri te qytetarët. Edhe LDK, edhe VV, siç duket, kurrë nuk e dinë për çka qëndrojnë, kur bëhet fjalë për interesat nacionale”, tha Veseli. /Gazeta Sinjali/