image Veseli flet për mendësinë e Kurtit: Rrëzimi juaj është i shpejt për shkak të konfrontimit me SHBA-të

Kosovë

Kuvendi/ Veseli flet për mendësinë e Kurtit: Rrëzimi juaj është i shpejt për shkak të konfrontimit me SHBA-të

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, tha se Kurti me mendësinë e tij si kryeministër do të ketë rrëzim të shpejt për shkak të konfrontimit me SHBA-të.

“Më me dëshirë do ta kisha pritur dështimin tuaj të pashmangshëm, për katër vjet qeverisje, për shkak të premtimeve të pabazuara dhe të pambajtura, sesa ta shoh rrëzimin tuaj të shpejtë nga konfrontimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli.

Veseli theksoi se Kurti ka mashtruar qytetarët e Kosovës duke mos i dëgjuar me vëmendje hallet e tyre si zgjidhje por si zgjedhje.

“Keni abuzuar me hallet e qytetarëve, nuk i keni dëgjuar vëmendshëm si zgjidhje por si zgjedhje”, deklaroi Veseli.

Ai gjithashtu u shpreh se dogmat personale po e pengojnë raportin e mirë më SHBA-të, dhe po e dëmtojnë shtetin e Kosovës duke rrëzikuar me heqjen e trupave amerikane dhe investimet ekonomike.

“Dhe, më e rënda, mbase edhe për shkak të dogmave ideologjike personale, po sakrifikohet qytetari dhe shteti, në vend se të sakrifikohej dogma, për ta ruajtur qytetarin dhe shtetin./ Gazeta Sinjali/