image Veseli: Është për keqardhje delegacioni i Kosovës në Washington, rrëshqiti në bisedime teknike

Kosovë

Veseli: Është për keqardhje delegacioni i Kosovës në Washington, rrëshqiti në bisedime teknike

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, deklaroi se delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë ka kaluar nga bisedimet shtetërore për finalizim të marrëveshjes, në bisedime për copëza të territoreve të cilat janë në menaxhimin e Republikës së Kosovës.

Një ditë pas marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington, Veseli tha se çdo bisedim duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje përfundimtare.

Kosova nuk duhet të lejojë që të kthehet prapa. Çdo bisedim duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është finale, ku nuk cenohet sovraniteti, Kushtetuta dhe integriteti i Republikës së Kosovës. Është për keqardhje delegacioni i Kosovës në Washington si ka kaluar nga bisedimet shtetërore me Serbinë, në bisedime teknike. Nga bisedimet mes shteteve për finalizim, përkatësisht ulëse në OKB, në bisedime për copëza territoriale të cilat janë në menaxhimin e Republikës së Kosovës, edhe si resurse kombëtare ekonomike”, ka deklaruar Veseli.

Ndërsa kur u pyet se a do të jetë PDK pjesë e Qeverisë Hoti, ai u përgjigj duke thënë “ne jemi në opozitë”./GazetaSinjali/