Vesa Vllasaliu ka vazhduar të shpalos detaje nga ish lidhja e saj me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha.
Ajo teksa fliste mbrëmë me disa nga banoret e Big Brother VIP Kosova 2 ka treguar për raportet e tensionuara mes saj dhe familjes së Mërgimit.
E njëjta gjatë një momenti thotë se edhe u kërcënua nga babai i futbollistit.
“Ata s’më kanë dashtë se jam kanë e shkollës, ata asnjoni. M’ka përkrah babai në çdo moment. Ata më kanë ofendu non stop. Më e keqja që më ka ndodh është kur më ka pyet babai i vet çka kishe bo nëse të kish rrah dikush. I kam thanë e kisha thirrë Policinë. Tani ma ka bo, çka tani, çka bon Policia? Të rrehi, vjen Policia më merr, më fut në burg, dal apet e apet të rrehi”, dëgjohet teksa shokon banoret Vesa.
“S’kanë ardhë në shtëpi kur jam kanë unë”, thotë ndër tjera Vesa teksa vazhdon të tregojë një tjetër histori me familjen në fjalë.