image Mërgim Berisha pranë largimit nga Fenerbahçe, rrugës drejt Bundesligës

Futboll

Mërgim Berisha pranë largimit nga Fenerbahçe, rrugës drejt Bundesligës

news image

Mërgim Berisha pritet të largohet nga Fenerbahçe.

Edhe pse erdhi me shumë bujë tek klubi turk, Berisha nuk ka impresionuar sa duhet me klubin nga Stambolli.

E ardhmja e tij tani mund të jetë në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Skuadra e Stuttgartit raportohet se i ka bërë një ofertë klubit turk për të marrë në formë huazimi Berishën, me opsionin e blerjes së kartonit në fund të sezonit, raportojnë mediat turke.

Fenerbahçe janë të gatshëm të lirojnë futbollistin dhe një lëvizje e 24-vjeçarit pritet të ndodhë ditëve në vazhdim.

/GazetaSinjaliSport/