Videoja e cila bë virale dje në rrjetet sociale, ku shihet një djalë 9-vjeçar duke qarë dhe duke thënë se dëshiron të vdes, pasi ishte përballur me ngacmime në shkollë për pamjen e tij.
Shumë artistë kanë reaguar për këtë rast, në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, e cila tregon se edhe vet ajo ishte pre e bulizmit në shkollë fillore.
Këngëtarja, ka publikuar disa shkrime në Instastory, ku thotë se ato ngacmime e kanë bërë atë akoma më të fortë.
“Rasti i këtij fëmiu më tronditi shumë si nënë dhe viktimë e bulizmit në shkollën fillore. Jam e sigurt që shoqëria e klasës time të cilët më ndjekin, e kujtojnë sa herë më shohin kudo.. por besoj e kanë kuptuar që më kanë bërë shumë më ambicioze dhe më të fortë për jetën”, ka shkruar Vesa./Gazera Sinjali/