Këngëtarja njohur shqiptare, Vesa Luma së fundmi ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar me të birin, Lianin.
Këtë video këngëtarja e ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 184 mijë ndjekës.
Vesa së bashku me Lianin në këtë video shfaqen duke kënduar këngën “Shallow” të Bradley Cooper dhe Lady Gagas, transmeton Sinjali.
Liani siç duket ka trashëguar talentin nga prindërit, pasi që në video dëgjohet duke kënduar për mrekulli në të njëjtin tempo së bashku me Vesën.
Kujtojmë që Vesa Luma është duke shijuar suksesin e këngës “S’paska qenë e shkrume” në bashkëpunim me Denik Przrenin. Kënga është publikuar në muajin mars dhe deri më tani numëron mbi 639 mijë klikime./Sinjali/