image Vesa Luma me dedikim emocionues për ditëlindjen e nënës

Bota e Yjeve

Vesa Luma me dedikim emocionues për ditëlindjen e nënës

news image

Këngëtarja kosovare, Vesa Luma përmes një video në Instastory ka bërë një urim emocionues për ditëlindjen e nënës së saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Këngëtarja u shpreh se i mungon shumë dhe e gjitha që do të kishte dashtë ishte të festonte bashkë me të këtë ditë.

“Na mungon shumë gjyshja, por kujdesemi t’i këndojmë çdo mëngjes me Viber. Krejt çka kisha dashtun sot është të festoj me ty jubilarin e ditëlindjes tande nanë! Më mungon si e çmendur. Mezi po pres të hapen kufinjtë e ta gjej veten në përqafimin tënd! Të dua shumë ! Të m’i gëzosh edhe 100 të lumtura me ngrohtësinë, shëndetin e pozitivtetin që të karakterizon”, ka shkruar Vesa.

Ndryshe, Vesa dhe bashkëshorti i saj ka kohë që jetojnë në Zeland të Re, kurse nëna në Kosovë. Prandaj edhe malli është kaq i madh.

/ GazetaSinjali /