image Versioni i Petkoviq për bisedimet e sotme: Bislimi refuzoi takimin tre palësh, folëm për energjetikën dhe Asociacionin

Politikë

Versioni i Petkoviq për bisedimet e sotme: Bislimi refuzoi takimin tre palësh, folëm për energjetikën dhe Asociacionin

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk e sheh se si mund të vazhdohet tutje në dialog në Bruksel.

Petkoviq ka folur pas raundit të sotëm të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel, ku ai pati takim me Përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, por nuk pati takim trepalësh.

Për faktin se nuk pati takim trepalësh e akuzoi kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

“Kemi përfunduar një raund tjetër të bisedimeve, kemi kaluar mbi dhjetë orë në ndërtesën e BE-së. Pyetjen e parë që e kemi bërë ka qenë formimi i Asociacionit. Kanë kaluar nëntë vjet nga marrëveshja e Brukselit dhe ende jemi në pritje të formimit. Pa Asociacion nuk e di se si mund të ecim tutje të flasim për çështje tjera. Jemi të gatshëm të bisedojmë. Por ajo që është me rëndësi është të zbatohen gjitha marrëveshjet”, ka thënë Petkoviq për Tanjug. 

“Kemi diskutuar edhe për energjetikën e ende presim licencat për dy kompani serbe, pasi është e rëndësishme në këtë krizë energjetike. Po ashtu kemi folur për drejtësinë, për sulmet ndaj popullatës serbe. Kemi biseduar me Lajçakun, pasi Bislimi ka refuzuar të flasë me palën serbe”.

Petkoviq ka thënë se pret raundin e ardhshëm të dialogut dhe thotë se shpreson që pala kosovare të jetë e gatshme për dialog e të sillet me përgjegjësi.

/GazetaSinjali/