image Versioni i Pal Lekajt, tregon se kush i ka fajet për mosformimin e qeverisë

Kosovë

Mosmarrëveshja/ Versioni i Pal Lekajt, tregon se kush i ka fajet për mosformimin e qeverisë

news image

Nënkryetari i AAK-së dhe ministri në detyrë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj i ka komentuar zhvillimet në negociatat për bashkëqeverisje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.

Sipas tij, faji është i kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit që ende nuk ka marrëveshje për koalicion, shkruan Gazeta Sinjali.

“Mua më vjen keq që tani po kalojnë 100 ditë dhe nuk ka përafrim të dy subjekteve politike, dhe në këtë drejtim unë më tepër e fajësoj Albin Kurtin sepse është dashtë që kur të ulët në tavolinë dhe është dashtë që për interes të shtetit të bëjnë marrëveshje. Na kanë lodhur që 100 ditë duke thënë që ne e kemi përafruar programin politik dhe tani ka mbet vetëm ndarja e ‘pogaçes’ mes këtyre dy partive dhe këtu ka has ‘sharra në gozhdë. Kjo nuk është mirë për Kosovën, sepse, na presin ditë të vështira, është dialogu, është integrimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tani të vonohen për interesa të klaneve të caktuara apo interesa personale, mendoj se është e pakuptimtë”, ka thënë Lekaj në një intervistë për EO.

Lekaj ka thënë se AAK-ja nuk ka marrë ofertë për përfshirje në koalicionin qeverisës, por nëse e merr një të tillë, u shpreh se do tashqyrtojnë në organet e partisë.

“AAK-ja nëse merr ftesë do ta shqyrtojë dhe në këtë drejtim, organet e partisë do ta thonë të vetën, mirëpo, si çdo herë, AAK-ja siç është produkt i luftës dhe i qytetarëve na kanë përkrahur më shumë se 100 mijë qytetarë, ne mendojmë se më tepër duhet të mendojmë për vendin, përforcimin e shtetit, për qytetarët sesa për një subjekt politik. Dhe çdo herë ka qenë zemërgjerë AAK-ja dhe mendoj që në këtë drejtim nuk do të jemi pengesë”, ka thënë Lekaj.

Nënkryetari i AAK-së tha se nuk janë për zgjedhje të reja, por për zgjidhje. /Gazeta Sinjali/