Gjendja në disa qytete të Kosovës është rënduar pas reshjeve të shiut të cilat kanë filluar që nga nata e kaluar e po vazhdojnë edhe sot.
Një gjendje e rënduar sipas pamjeve të publikuara është në komunat e Gjakovës dhe Rahovecit ku reshjet e shiut kanë përmbysur rrugë dhe shtëpi banimi.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në një bisedë telefonike me Paparacin ka thënë se problemet më serioze në këtë komunë janë në fshatin Fortesë.
Ai ka shtuar se që nga mbrëmë janë aktivizuar ekipet emergjente.