Kosova është përfshirë nga një mot me shi. Pët dy ditë radhazi reshjet e shiut nuk janë ndalur gjithandej vendit duke shkaktuar vërshime të mëdha. Shiu i rrëmbyeshëm edhe në Mitrovicë ka ngritur nivelin e ujit të lumit “Rekë.
Shiu që nuk është ndaluar nga dita e djeshme, ka bllokuar rrugët e qyteteve në Kosovë.
Një ndër to është edhe Mitrovica, që u vërshua nga shiu për shkak të reshjeve të shumta gjatë natës.
Lumi ‘Rekë” ka dalë nga vendi, kështu që ka penguar qarkullimin në atë pjesë dhe ka rrezikuar shtëpitë.