Kosova është përfshirë nga një mot me shi. Prej dy ditë radhazi reshjet e shiut s’janë ndalur gjithandej vendit duke shkaktuar vërshime të mëdha.
Gjendje e rënduar është parë edhe në Rahovec, në fshatin Sponiq, ku rrugët janë vërshuar plotësisht, derisa banorët janë aktivizuar në përpjekjen për të sanuar situatën.