image Vërshime në Gjilan e rrethinë, uji depërton në shtëpi e biznese

Sociale

Vërshime në Gjilan e rrethinë, uji depërton në shtëpi e biznese

news image

Si shkak i reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë mbrëmë në Komunën e Gjilanit, uji nga rrjedhat e lumenjve ka depërtuar në shtëpi, biznese e ara, duke shkaktuar dëme.

Sasi të mëdha uji kanë mbushur lumenjtë, ku uji ka hyrë edhe në disa shtëpi,  por ka vërshuar edhe në ara e rrugë në qytet e rrethinë .

Derisa ende nuk dihen dëmet që janë shkaktuar, derisa komisioni të bëjë vlerësimin.

Drejtori për Mbrojtje e Shpëtim në Komunën e Gjilanit Bejtullah Osmani, tha për Gazetën Sinjali se si shkak i të reshurave të dendura gjatë natës rrjedhat e lumenjve kanë dalë nga shtretërit e tyre, duke depërtuar në disa shtëpi, biznese e ara.

Më tej drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim tregoi se uji ka depërtuar në disa objekte në lagjen Porodin, në rrugën “Enver Miftari” , një lagje afër vendit të quajtur Banja në qytet, lumi Stanishorka, në rrugën e Malishevës, të vendi “Livadhet e Arapit”,  në fshatin Livoq të Poshtëm dhe Malishevë.

“Situata është e qetë  dhe uji është duke u larguar nga sipërfaqja. Dëmet materiale janë prezentë, por akoma nuk dihet saktë  vlera e tyre”, tha Osmani.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, theksoi se Komisioni do të evidentoi të gjitha dëmet e shkaktuara të cilat ende nuk janë të sakta.

/GazetaSinjali/