Vërshimet nga reshjet e vazhdueshme të shiut prekën edhe Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i kësaj komune, Fatri Zhitia, në një prononcim për Gazetën Sinjali tha se janë disa lokalitete në këtë komunë që janë përballur me vërshime, për shkak të reshjeve atomsferike.
Mirëpo, ai bën të ditur se nuk ka pasur përmbytje ose nevojë për evakuimin e ndonjë familjeje.
“Me sa kam unë informata, nuk ka pasur përmbytje, por vërshime ka pasë pjesë-pjesë, në disa lokalitete, ku zakonisht ka vërshime. Në disa vende janë mënjanu, por jo në të gjitha. Përmbytje nuk ka pasur, as nuk ka pasë nevojë ndonjë familje me e evakuu prej vendbanimit të tyre”, tha ai.
Zhitia tha se operatorët e kontraktuar nga komuna kanë dalë në terren dhe janë të gatshëm për intervenim, kudo ku ka nevojë.
“Na jemi interesu për këtë çështje, familje nuk ka pasë diçka të madhe. I kemi dërgu disa ekipe, disa kompani që i kemi kontraktu për largimin e ujërave atomosferike dhe jemi duke pritë, kudo që ka nevojë, Komuna është e gatshme”, tha ai./GazetaSinjali/