Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza bashkë me drejtorët e drejtorive ka dalë në terren pas situatës së krijuar nga vërshimet.
Sipas njoftimit, komuna ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate të rënduar.
Kujtojmë se IHMK ka paralajmëruar që dy ditë se do të ketë vërshime si pasojë e reshjeve të shiut.