image Verona jep lajm të keq për Kumbullën

Futboll

Verona jep lajm të keq për Kumbullën

news image

Mirash Kumbulla ka pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së parë në kofshën e djathtë, raporton Gazeta Sijnali.

Kështu bëri të ditur Hellah Verona përpara ndeshjes kundër Atlantës.

Verona ka konfirmuar se testet e sotme kanë treguar se Marash Kumbulla nuk do të jetë në gjendje të luajë për disa ditë apo edhe javë, për shkak të problemeve muskulore.

“Pas vizitave specifike që lojtari iu nënshtrua sot, e premte, 17 korrik, u mësua se Kumbulla ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë të tërheqjes muskulore në kofshën e djathtë. Nuk dihet koha e rikuperimit aktualisht”, shkruan ndër të tjera klubi.

Lëndime të tilla, zakonisht i lënë lojtarët jashtë fushës për së paku 2 javë, deri në 3 apo edhe 4 javë./Gazeta Sinjali/