Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se janë verifikuar peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve, në mënyrë që fermerët të mbrohen dhe peshat të maten saktë.
Kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza, ka thënë se ky është edhe një hap tutje në mbrojtjen e konsumatorëve.
Sipas Fejzës, verifikime të tilla do të bëhen edhe në ditët e ardhshme, ashtu që të mbrohet konsumatori nga mashtrimet e mundshme.
“Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë kanë kryer verifikimin e jashtëzakonshëm të mjeteve matëse, ku është bërë kontrolli ligjor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Inspektorati dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës kanë bërë thirrje që të gjithë përdoruesit e mjeteve matëse të verifikohen që të zbatohet ligji për Metrologji./GazetaSinjali/