Një vajzë në Mitrovicë të Veriut e ka denoncuar mbrëmë në polici babain e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo u ka thënë hetuesve policorë se është kthyer nga puna në shtëpi, në rrugën “Vojvode Putnika”, rreth orës 22:30, por babai i saj nuk e ka lejuar që të futet në shtëpi.
Policia ka njoftuar se është duke vazhduar hetimet për këtë rast, të cilin e ka cilësuar si “dhunë në familje”./Gazeta Sinjali/