Një banore e rrugës “Karl Petri” në veri të Mitrovicës e ka denoncuar në polici një të mitur, për veprën penale “Cenim i paprekshmërisë së banesës apo ndërtesës”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas deklaratës së siguruar nga Gazeta Sinjali, ajo u ka thënë hetuesve policorë se mbrëmë rreth orës 21:30 i mituri ka shkruar te banesa e saj dhe ia ka thyer xhamin e dritares së ballkonit.
Përveç kësaj, ajo ka deklaruar në polici se pasi që kishte bërë këtë veprim, i mituri e kishte nxjerrë një thikë me të cilën e ka kërcënuar atë.
Ajo thotë se i mituri e ka kërcënuar atë që t’ia lirojë banesën, në të cilën ai kishte banuar më parë.
Sinjali mëson se prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/