Vera mbaroi por jo pushimet. Vlora është ende plot me të huaj nga e gjithë Europa në ditët e para të shtatorit një muaj i artë për ata që duan më pak rrëmujë në plazhe, më pak trafik dhe më pak vapë.
Sipas kreut te operatoreve turistikë të jugut Vasil Bedinaj, shtatori për këtë vit është i prenotuar dy javët e para
Guida e grupit të polakëve thotë se në agjencinë ku ai punon ka prenotime për të gjithë shtatorin për Shqipërinë.
Vetëm sot kemi 200 pushues nga Polonia që shkojnë në Sazan dhe Karaburun.Nëse vitin e kaluar kanë qenë 1000 turistë për një jave këtë vit janë 2500 për të njëjtën periudhë. ata pushojnë edhe në Durrës e Golem.
“Jam nga Maqedonia e Veriut..më pëlqen shumë deti Jon sidomos në shtator ku çdo gjë është më qetë më pastër. Ne si familje preferojmë pushimet në Shqipëri ku është dhe me lirë krahasuar me vendet fqinje apo dhe pushimet në liqenin e Ohrit. Dhe në të ardhmen pushimet do ti bëj vetëm në Shqipëri”, tha Robert.
“Më pëlqen ky qytet e ky vend, është i preferuari për mua madje mund të them që dhe notin e kam mësuar në këtë det kaq të bukur”, tha një vogëlushe.
Në Vlorë shpresojnë që këtë vit edhe tetori të jetë një muaj i ngrohtë për ta shfrytëzuar për turizëm
/GazetaSinjali/