Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, shquhet si një prej personazheve më të ndjekura në rrjetet sociale.
Ajo është veçanërisht e ndjekur në rrjetin social Instagram, në të cilin numëron mbi 940 mijë ndjekës.
Por kur jemi te personat që ajo ndjek, derisa javë më parë ishte një numër i madh miqsh, familjarë e kolegë, tani më nuk është asnjë.
Kjo pasi, ajo ka hequr nga lista e ndjekësve të gjithë njerëzit që ndiqte deri më tani, ndërsa ndjek vetëm llogarinë e qenit të saj, Boo Moi.
Njashtu në llogarinë e kafshës shtëpiake të cilën e udhëheq vet Morena, mund të shohim se edhe aty ndiqet vetëm një person, e që është llogaria e Morena Tarakut.
Vetëm pak ditë më parë, bukuroshja Taraku publikoi në Instagram një mbishkrim, ku thoshte se ajo zgjedh kafshët para njerëzve.
E mesa duket lidhja e veçantë që ka krijuar me kafshët shtëpiake, ka bërë që këngëtarja dhe modelja të distancohet paksa me njerëzit, përderisa i ka hequr të gjithë nga lista e ndjekësve.