image Veprim shembullor i policëve, e dënojnë zyrtarin qeveritar

Kosovë

Fushë Kosovë/ Veprim shembullor i policëve, e dënojnë zyrtarin qeveritar

news image

Dy polic të trafikut nuk e kanë kursyer një zyrtar të qeverisë, duke ia shqiptuar një gjobë pavarësisht pozitës së tij.

Në fotot e dërguara nga një sinjalizues, shihet sesi policët ia shqiptojnë gjobën zyrtarit të qeverisë, i cili e kishte lënë veturën e shtetit me targa 3Z në rrugën “Nënë Tereza” të Fushë Kosovës, duke e penguar qarkullimin.

Në fotografitë e shkrepura, gjithashtu shihet teksa zyrtari tenton t’i bind policët që të mos e dënojnë.

Pavarësisht tentimit të tij, policja nuk ka dashur as të komunikojë me të, duke ia ka shqiptuar gjobën. /Gazeta Sinjali/