image Venezuela: Shmangëm një sulm terrorist të mbështetur nga amerikanët

Botë

Botë/ Venezuela: Shmangëm një sulm terrorist të mbështetur nga amerikanët

news image

Venezuela thotë se ka arritur të zmbrapsë një sulm detar të dielën nga “mercenarë terroristë”, të cilët u përpoqën të futeshin në vend nga Kolumbia. Megjithatë, opozita tha se incidenti është një sajesë e montuar nga regjimi i presidentit Nicolas Maduro.

Kryetari i Partisë Socialiste në vend, Diosdado Cabello, tha se dy prej atentatorëve janë arrestuar dhe marrë në pyetje. Ai shtoi se sulmi kishte nisur nga Kolumbia, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, për të rrëzuar presidentin MAduro. Por pretendimi u hodh poshtë nga zyrtarë amerikanë dhe kolumbianë.

Sipas ministrit të Brendshëm, Nestor Reverol, tha se grupi mbërriti të dielën në bregun e La Guaira, rreth 32 kilometra nga kryeqyteti Karakas. Por lideri i opozitës, Juan Guaido, tha se qeveria po përpiqej të shkëpuste vëmendjen nga ngjarjet e dhunshme që po ndodhin në vend, si protesta në një burg të premten, ku pati edhe viktima nga një luftë mes bandave. Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino, tha se një prej varkave ishte mbytur dhe kishin nisur kërkimet për të mbijetuar.  

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera nuk e kanë njohur fitoren e Maduros në zgjedhjet e vitit 2018, duke konsideruar Guaidon si lider të vendit. Por ai gëzon ende mbështetjen e forcave të armatosura, por edhe të fuqive botërore si Rusia dhe Kina. /Gazeta Sinjali/